
Në katedralen e vjetër të Shkupit, të ndërtuar në vitin 1902 dhe të shembur nga tërmeti i vitit 1963, ekzistonte një kor. Këtë na e dëshmon edhe shën Nënë Tereza, e cila vetë këndonte në atë kor. Historia na tregon se një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e korit të katedrales e dhanë motrat e Kryqit të Shenjtë, të cilat e udhëhoqën korin deri në vitin 2000: m. Emanuela, m. Cecilia dhe m. Natanaela. Pastaj, për një periudhë, korin e udhëhoqi zonjusha Milica Đekić. Në kohën e m. Natanaela Palić, dhe falë imzot Antun Ćirimotić, në korin e katedrales u përfshi si organiste edhe prof. Marija Dokuzova, e cila edhe sot vepron në mënyrë aktive në kor. Me kërkesë të famullitarit të atëhershëm të katedrales, dom Nikola Čibarić, korin e mori përsipër m. Tatjana Atanasova, motër e urdhrit të Eukaristineve, e cila e udhëheq korin edhe sot.
Kori i katedrales jep rregullisht kontributin e vet me këngë në kremtimet liturgjike të së dielës, si dhe në meshët solemne të festave. Kori numëron rreth njëzet anëtarë të rregullt, të cilët vijnë në prova dy herë në javë: çdo të mërkurë dhe të shtunë në orën 19:00.