Kapela e Ngjizjes së Papërlyer të Virgjërës së Bekuar Mari në Veles gjendet në një shtëpi që u ble para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Shtëpinë e bleu ipeshkvi i atëhershëm i Shkupit, imzot Smiljan Čekada. Bashkësia katolike në Veles është shumë e vogël, por, përkundër madhësisë së saj, mbetet gjithsesi e çmuar.
Në kapelën e Velesit kremtohet Meshë e shenjtë çdo të diel të parë të muajit, në orën 17 gjatë dimrit dhe në orën 18 gjatë verës. Kapela ndodhet në këtë adresë:
rr. Lazov Osmakov nr. 4 – Veles